BE-ja hesht për shkeljen e marrëveshjes bazike nga ana e Serbisë

Bashkimi Evropian nuk ka komentuar fushatën e Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës si një nga shkeljet e radhës të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit por vetëm tha se kjo marrëveshje është e detyrueshme sipas ligjit ndërkombëtar si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha për rtv21 se progresi në arritjen e kësaj marrëveshjeje tani është i lidhur pazgjidhshmërisht me progresin e tyre për anëtarësimin në BE por nuk u përgjigj nëse do të ketë ndonjë masë ndaj Serbisë për shkeljen e marrëveshjes.
“Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 është e detyrueshme sipas ligjit ndërkombëtar si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Të dyja palët u angazhuan për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Progresi në arritjen e kësaj marrëveshjeje tani është i lidhur pazgjidhshmërisht me progresin e tyre për anëtarësimin në BE”, tha Stani për RTV21 Fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës e përsëriti së fundit në Meksikë, zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daciq./21Media