BE-ja ka gjasa të miratojë nesër sanksionet e reja ndaj Rusisë, tha ministri francez

Bashkimi Evropian ka shumë të ngjarë të miratojë një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë të mërkurën pas raportimeve për vrasjet e civilëve në Ukrainën veriore nga forcat ruse, tha ministri i Çështjeve Evropiane të Francës, Clement Beaune.

“Sanksionet e reja ndoshta do të miratohen nesër”, tha ai për radion RFI të martën dhe shtoi se BE-ja gjithashtu duhet të veprojë shpejt për importet e gazit dhe qymyrit nga Rusia.

Rusia mohoi çdo akuzë në lidhje me vrasjen e civilëve, përfshirë në Bucha, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

I dërguari i saj në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya tha se Rusia do të paraqesë “prova empirike” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën që tregojnë se forcat e saj nuk ishin të përfshira në mizori./21Media

Back to top button