BE-ja paralajmëron pasoja nëse ngec dialogu

BE-së, Josep Borrell, për takim gjatë kësaj jave për uljen e tensioneve. Zyrtarja për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Zoi Mulletier tha se mungesa e gatishmërisë për takim do të ndikojë për të keq në rrugën integruese për të dyja shtetet.

“E gjithë kjo do të reflektohet dhe do të ketë ndikim në rrugën e anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në BE. Ftesa për një takim këtë javë në Bruksel është një mundësi që u ofrohet të dy liderëve për të treguar se në fund të fundit mund të jenë konstruktivë dhe të përpiqen të gjejnë një zgjidhje”.

Ulje të tensioneve dhe kthim në procesin e dialogut kërkoi edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla.

“Ne si Parlament Evropian u kemi bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të shtensionojnë situatën. Shtensionimi është fjala kyçe këtu. Nuk mund të shohim më shumë dhunë në kohën kur kontinenti ynë është aq i ndjeshëm”.

Derisa kryeministri Kurti ka shprehur gatishmëri për të marrë pjesë në takimin e Brukselit me disa kushtëzime, presidenti i Serbisë Vuçiq ka ripërsëritur edhe sot se nuk do të pranoj takim me Kurtin derisa të tërhiqet njësia speciale nga komunat veriore dhe të themelohet asociacioni. Deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani, tha se BE-ja duhet ta bëjë dallimin se kush është pala që po e bllokon dialogun, pasi, sipas saj, Serbia është destruktive.

“duhet të pasur të qartë se bllokada në dialog nuk po vije nga Kosova…vazhdimisht ka pasur qasje destruktive nga pala serbe duke mos zbatuar marrëveshjet e arritura…”

Opozita lë fajtore Serbinë, por nuk e shfajëson tërsisht as Qeverinë Kurta për ngecje në dialog. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, kërkoi nga kryeministri Kurti të koordinohet me faktorin ndërkombëtar.

“dialogu për deeskalimin e situatës në veri duhet të vazhdoj…dihet që fajtor i përhershëm për bllokimin e dialogut ka qenë Serbia…por këto faza tjera do duhet që institucionet e Kosovës duhet të koordinohen me faktorin ndërkombëtar….”

Edhe pse Kosova dhe Serbia kanë shumë marrëveshje të nënshkruara, procesi i dialogut ka arritë pothuajse në pikën zero thotë politologu, Fidan Ukaj, sipas të cilit, bllokimi i dialogut i konvenon vetëm Serbisë.

“sa herë kemi parë se dialogu ka pas sukses me arritjen e marrëveshjeve presidenti Vuçiq ka nxitur probleme në Kosovë përmes strukturave paralele….kjo dëshmon se Vuçiq nuk dëshiron stabilitet….”

SHBA-ja dhe BE-ja kanë paralajmëruar pasoja për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk zbatohen të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit./21Media

 

 

Back to top button