BE-ja pret zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare

 

Bashkimi Evropian pret që Kosova të mbajë zgjedhje kredibile dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë të mund të ecë përpara. Kështu ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

“Ne kemi marr njoftimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara”, ka thënë Pisonero.

Ajo po ashtu ka thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë për të promovuar agjendën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme.

Dje, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt 2021./21Media

Back to top button