Kaloni te përmbajtja kryesore

BE kërkon hapa të mëtejshëm për deeskalimin të situatës në Veri

BE-ja pret hapa të metjeshëm për deeskalimin të situatës në Veri kështu tha për RTV21 zyrtarja për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Zoi Muletier.

Muletier ka shtuar se BE-ja e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për reduktimin prej 25% të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës

“BE-ja mirëpret njoftimin e fundit nga qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Vendimi është marrë pas takimit të nivelit teknik në mes të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it me qëllim përcaktimin e parametrave të përbashkët për vlerësimin e situatës së sigurisë në komunat veriore. Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, tha Zoi Muletier./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button