BE-konfirmon se ka hequr 50% të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka konfirmuar për RTV21 se këshilli i ministrave të shteteve anëtare të BE-së ka vendosur që të heqë 50% të masave ndëshkues ndaj Kosovës në vlerë prej afro 216 milionë euro.
BE tha se këtë vendim e mori pas transferimit të qetë dhe të rregullt të pushtetit në katër komunat e veriut.
”Pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në dhjetor 2025, ne do të lirojmë më tej rreth 50% të ndihmës financiare, në vlerë prej afërsisht 216 milionë euro. Kjo do të mundësojë: nënshkrimin e kontratave për 4 projekte (që gjithsej përfaqësojnë 34.6 milionë euro kontribut të BE-së) dhe nisjen e zbatimit të tyre; si dhe përfundimin e programimit të të gjitha fondeve të mbetura IPA III të dedikuara për Kosovën (181 milionë euro; miratimi i planifikuar i vendimit të financimit nga Komisioni në pranverën e vitit 2026, i cili do të mundësonte që projektet e para të nisin në gjysmën e dytë të vitit 2026). Kur Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, ato u përshkruan si të përkohshme, ndërsa kushtet për heqjen e tyre qenë të qarta” thuhet në përgjgien e BE-së.
Sipas burimeve diplomatike të më hershme të RTV21, Franca dhe Italia së bashku me disa shtete të tjera kanë qenë kundër heqjes së plotë të masave ndëshkues ndaj Kosovës. Masa të cilat sipas organizatave joqeveritare shkaktuan pasoja në ekonominë e vendit në vlerë prej mbi 600 milionë euro projekte të pezulluara dhe vendosën Kosovën në një listë me shtetet e problematike si Rusia./RTV21/21Media