BE: Nëse nuk ka progres në dialog Kosova dhe Serbia humbasin shumë

Faktori ndërkombëtar i kërkon Kosovës dhe Serbisë që sa më shpejtë të dakordohen për vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve, ndryshe siç është përmendur edhe në letrën e treshes evropiane  Sholz- Macron- Meloni, të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme. Deputeti i VV-së, Visar  Korenica, vlerëson se trysnia e faktorit ndërkombëtar për një marrëveshje duhet të bëhet mbi Serbinë.

‘’Aq më shpesh aq më mirë që të ketë vizitë të zyrtarëve ndërkombëtar për procesin e dialogut”.

Opozita ka vazhduar me kritika ndaj  Qeverise për mos transparencë në procesin e dialogut.
LDK-ja ka dorëzuar kërkesë zyrtare për qasje në dokumente zyrtare, konkretisht në dokumentin e planit të ri të BE-së ku hyn edhe drafti i statutit të Asociacionit. Sipas shefit të GP të LDK-së, Arben Gashit, ndryshimet e qëndrimeve të Kurtit në takimet e fundit në Bruksel, paraqesin shqetësim.

‘’Ka një ndryshim radikal te kryeministri Kurti dhe tek VV-ja.  Sjellja e tij ka qenë problematike në vazhdimësi”.

Pavarësisht kërkesës së faktorit ndërkombëtar për rikthim urgjent në dialog, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, vlerëson se dialogu duhet të rimodelohet, pas  agresionit të Serbisë mbi Kosovën.

‘’Nuk mund të dialogosh me një shtet që bënë agresion”.

Ndërmjetësuesi i dialogut, Miroslav Lajcak, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të aranzhohet një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./21Media

Back to top button