BE: Palët duhet ta respektojnë marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë së Veriut

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero, tha se zyrtarët në Maqedoninë e Veriut duhet të respektojnë dhe zbatojnë në mirëbesim Marrëveshjen e Prespës rreth përdorimit të emrit zyrtar të saj. Deklarimet u bënë pas kritikave se zyrtarët e lartë të Maqedonisë së Veriut nuk e përdorën në fjalën e tyre publike emrin zyrtar të shtetit, siç është dakorduar në Marërveshjen e Prespës me Greqinë. Ajo tha se Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut e ka të qartë se çfarë pret BE-ja mbi ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar me qëllim të avancimit në rrugën evropiane.

“Nga ana jonë ju e keni dëgjuar se ne kemi përgëzuar kryeministrin Mickovski dhe ministrat pas krijimit të Qeverisë së koalicionit në Maqedoninë e Veriut. Ne do të punojmë ngushtë me qeverinë për të bërë përeparim në reformat thelbësore dhe në avancimin e rrugës evreopiane të Maqedonisë së Veriut. Porosia është shumë e qartë se Maqedoina e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentin që ekziston për zgjerimin me qëllim që të ecë në mënyrë të vendosur në rrugën e anëtarësimit në BE. Mendoj se të gjithë jeni në dijeni për atë që e ka bërë të qartë BE-ja se çfarë pret nga Maqedonia e Veriut dhe kjo ka të bëjë me memorandumet kushtetuese për të cilat Maqedonia e Veriut është përkushtuar t’i bëjë me qëllim të avancimit në rrugën e saj evropiane. Sa i përket deklaratave për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut, kjo është një gjë që është akorduar në Marrëveshjen e Ohrit dhe të gjitha palët duhet ta respektojnë dhe ta zbatojnë në mirëbesim”, tha ajo./21Media

Back to top button