BE paralajmëroi masa ndaj Kosovës, Kusari-Lila: Kosova u përpoq për rend e ligj

Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se masat e paralajmëruara nga BE-ja ndaj Kosovës do të ndodhin për herë të parë në historinë e Unionit.

Në një posti tha se këto masa po vendosen ndaj Kosovës pse kjo tentoi të vendoste sundimin e ligjit dhe pse respektoi rezultatin e zgjedhjeve.

“Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Europian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë. Ose, mund të jetë pse: Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij; Kosova mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet”, ka shkruar Kusari në Twitter./21Media

Back to top button