BE po përgatitet për miliona refugjatë ukrainas

Bashkimi Evropian po përgatitet për miliona refugjatëve nga Ukraina. Komisionerja e BE-së, Ylva Johansson tha përpara një takimi të ministrave të brendshëm të 27 vendeve të BE-së në Bruksel se “pothuajse një milion njerëz” janë larguar tashmë në BE, transmeton rtv21.tv.
Komisioni i BE-së propozon dhënien e mbrojtjes për njerëzit nga zonat e luftës deri në tre vjet. Për këtë qëllim, për herë të parë do të aktivizohet një udhëzues për mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve, i cili ka hyrë në fuqi që nga viti 2001 dhe është vendosur si rezultat i luftërave ballkanike./21Media

Back to top button