BE: Të gjitha nenet e marrëveshjes duhet të zbatohen

Bashkimi Evropian për RTV21 tha se të gjitha nenet e marrëveshjes së Ohrit duhet të zbatohet, referuar votës se Serbisë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Vëmë re se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës votoi dje pro dërgimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Asamblenë e saj Parlamentare (APKE). Këtë e vendosin anëtarët e Këshillit të Evropës. Në Dialogun Beograd-Prishtinë, BE-ja pret që të gjitha nenet e Marrëveshjes të zbatohen në mënyrë të përshtatshme, në mirëbesim dhe në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri – për të cilën palët ranë dakord në aneksin e zbatimit në Ohër”.

Zëdhënësja e BE-së, Zoi Muletier, i tha RTV21 se secila palë duhet të jap diçka për të marrë diçka.

“BE-ja si Lehtësues i Dialogut të Beogradit në Prishtinë është plotësisht i vetëdijshëm për ndjeshmëritë dhe kompleksitetet politike që lidhen me procesin e zbatimit, dhe për këtë arsye ne u kemi paraqitur një propozim palëve për një qasje hap pas hapi në fazën e zbatimit të t’i ndihmojë ata të zbatojnë detyrimet e tyre. Ajo ndjek një logjikë të thjeshtë që secila palë duhet të bëjë diçka për të marrë diçka. Kjo është e vetmja mënyrë realiste për t’i bërë gjërat dhe ofron një ekuilibër dhe garanci”.

Marrëveshjes së Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund t’i vihen parakushte për zbatim tha zëdhënësja e BE-së, Muletier.

“Kryenegociatorët nuk mundën të arrinin një marrëveshje më 4 prill në Bruksel dhe diskutimet vazhdojnë. Prandaj, liderët pritet të diskutojnë këtë çështje në takimin e nivelit të lartë më 2 maj. Ndërkohë që diskutimet vazhdojnë, asnjëra palë nuk duhet të vendosë ndonjë parakusht pasi nuk mund të funksionojë kështu zbatimi i Marrëveshjes dhe gjithashtu bie ndesh me atë që është rënë dakord”./21Media

Back to top button