BE thotë se sanksionet do ta dëmtojnë shumë Rusinë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkrimit Evropian, Josep Borrell, tha në një konferencë në Paris se sanksionet “do të dëmtojnë shumë Rusinë”.
Sanksionet u miratuan unanimisht nga ministrat e BE-së, në një koordinim të fortë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, tha Borrell, raporton BBC
BE thotë se sanksionet do të synojnë 351 deputetë që votuan për njohjen dhe 11 që e propozuan atë, si dhe 27 individë dhe subjekte që “po luajnë një rol në minimin e sovraniteteve të Ukrainës”, përcjellë rtv21.tv
Kjo përfshin, sipas Borrell, vendimmarrësit përgjegjës për kërcënimin e subjekteve ukrainase dhe ata që po mbështesin financiarisht ose përfitojnë nga ata njerëz, ata në sektorin e mbrojtjes që kanë luajtur një rol në pushtim, plus ata që “bëjnë një luftë dezinformimi” kundër Ukrainës, si dhe bankat që financojnë vendimmarrësit dhe operacionet ruse në territoret e shkëputura të Ukrainës./21Media

Back to top button