Kaloni te përmbajtja kryesore

Beatrix emocionon me dedikimin për fitoren e Albanit

 

Këngëtari Alban Ramosaj është shpallur fituesi i edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”.

Albani fitoi shumicën e pikëve nga kolegët e tij, që duket se e kanë pëlqyer këtë baladë të fuqishme po aq sa publiku. Po ashtu ai mori shumicën e pikëve edhe nga juria profesioniste e përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.

Natyrisht që nuk ka munguar reagimi i motrës së tij, këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila e ka shprehur gëzimin familjar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka shkruar se ndjehet shumë krenare me vëllain dhe se nuk ka përjetuar kurrë gëzim më të madh në jetë se fitorja e tij./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BEATRIX (@beatrixramosaj)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button