Bebe Rexha dhe David Guetta rrëmbejnë një çmim në Billboard Music Awards 2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha me këngën e saj “I’m Good (Blue)” të cilin e ka në bashkëpunim me artistin David Guetta kanë fituar çmimin si kënga më e mirë për vallëzim në Billboard Music Awards 2023.

Në ceremoninë e cila u mbajt të dielën më 19 nëntor Bebe Rexha mahniti audiencën me performancën e saj, ku ishte veshur me një fustan të zi.

Hiti “I’m Good (Blue)” qëndroi për 55 javë në vendin e parë të tabelës Hot Dance/Electronic Songs.

Derisa Bebe Rexha i falenderoi fansat e saj për përkrahjen ajo u shpresh se nuk mund ta besonte për suksesin që kishte arritur kënga.

“Ne e bëmë atë në 2017 dhe nuk mendonim se do të bëhej një himn i tillë mbarëbotëror”, tha Rexha.

Bebe Rexha pranon çmimin kënga më e mirë për vallëzim në Billboard Music Awards 2023 më 19 nëntor në Mandalay Generating Station në Oxnard, Kaliforni./21Media

 

 

Back to top button