Bebe Rexha feston Fitër Bajramin, kjo është bakllava që ka përgatitur

Edhe pse me një karrierë të suksesshme në skenën ndërkombëtare, këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, nuk harron traditat.

Përmes një Instastory, ajo ka treguar se e feston Fitër Bajramin dhe këtë e ka bërë duke ndarë me ndjekësit një imazh të ëmbël.

Në postimin e saj, ajo ka publikuar një pjatë me bakllavë, duke lënë të kuptohet se e ka përgatitur vetë.

Image

“Bakllavë shtëpie”, ka shkruar artistja, duke bërë që fansat të reagojnë me komente e urime për festën.

Ky detaj i vogël, por domethënës, ka bërë që ndjekësit e saj ta vlerësojnë edhe më shumë, duke treguar se pavarësisht famës dhe jetës së saj të ngarkuar, ajo vazhdon të ruajë lidhjet me kulturën dhe traditat shqiptare.

Back to top button