Bebe Rexha iu drejtohet shqiptarëve të Kosovës në shqip: Jam e lumtur që do të vijë në Prishtinë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha do të jetë ylli kryesor i Sunny Hill Festival këtë vit.
Kjo shënon herën e parë të Bebe Rexhës në Kosovë, e për këtë artistja ka ndarë një videomesazh në gjuhën shqipe me ndjekësit e saj duke u ndjerë e emocionuar që do të performojë në Kosovë.
“Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, tha ajo në instastory./21Media