Bebe Rexha mentore speciale në American Idol

Është një ndër artistet me zërin më të rrallë, më të veçantë.
Bebe Rexha vazhdon e mahnit duke arritur sukses pas suksesi jashtë trojeve shqiptare, atje ku ka një karrierë të bujshme dhe ku jeton.
Së fundmi, Bebe është ftuar si mentore në spektalin e talentëve në SHBA, “American Idol”. Ajo është pjesë e dy emisioneve të cilat janë xhiruar në Haëaii.
Kujtojmë që, vite më parë Bebe as nuk ishte pranuar në audicionet e “American Idol”, gjë që ishte bërë e ditur nga vet artistja.
Pavarësisht kësaj, ajo ka punuar pa ndalur duke arritur kështu majat e suksesit. Ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm ndërkombëtar, emra të njohur në botën e muzikës. Ka shkruar tekstet e këngëve më të dëgjuarat në dhjetë vitet e fundit, kujtojmë  “The Monster”, e interpretuar nga Rihanna dhe Eminem.
Pa dyshim që secila nga këto, e ka ngritur artisten me prejardhje shqiptare edhe më lart./21Media

Back to top button