Bebe Rexha “ndryshon” ngjyrën e flokëve

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, gjatë një koncerti në Budapest të Hungarisë u shfaq me një “stil të ri” flokësh.
Ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ku shihet duke performuar me flokë të drejta të zeza.
View this post on Instagram
“Gjerat u bënë pak dramatike në Budapest”, ka shkruar Rexha.
Më pas u pa që ishte një paruke pasi këngëtarja vendosi dorën në kokë dhe e hoqi atë ndërsa këndonte.
Ylli vazhdoi performimin me stilin e saj të zakonshëm të flokëve bjonde.
View this post on Instagram
Në vitin 2011, këngëtarja kishte flokë të zi. Adhuruesit e saj në rrjete sociale e kanë krahasuar pamjen e saj para 13 vjetësh me atë në koncertin e fundit.