Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen në dasmën e Paris Hiltonit
Paris Hilton u martua me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të enjten.
Në dasmë kanë qenë të ftuar plot yje, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.
Bebe Rexha shfaqi linjat e saj me një fustan të kaltër pa rripa me një të çarë dramatike, teksa mbërriti në dasmën e mbushur me yje të enjten në mbrëmje, transmeton rtv21.tv.
Këngëtarja super-ylli, 32 vjeçe, ishte e parapëlqyer në veshjen e saj mahnitëse, e cila ngjitej në mënyrë elegante pas fizikut të saj të lakmueshëm.

Këngëtarja e “Break My Heart” rriti bukurinë e saj natyrale me një grim të përsosur dhe stiloi flokët e saj bionde në një pamje të hijshme me kaçurrela delikate në fund.
Bebe solli me vete të dashurin e saj producent Keyan Safyari, i cili u kap duke veshur një xhaketë kostum teksa bisedonte me partneren e tij yllin e muzikës pop.
Paris Hilton ka treguar me krenari unazën e saj gjigante të fejesës, një unazë diamanti me prerje smeraldi nga Jean Dousset, që u përfol se i kishte dhuruar Carter-it 2 milionë dollarë kur i propozoi martesë në shkurt.
Çifti i lumtur kanë qenë të lidhur në mënyrë romantike që nga dhjetori i vitit 2019, edhe pse ata njiheshin për më shumë se një dekadë./21Media