Beckham priti në radhë më shumë se 12 orë për t’i dhënë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II

Ish-futbollisti David Beckham qëndroi në radhë për më shumë se 12 orë këtë të premte për t’i thënë lamtumirë monarkes së ndjerë në Westminster Hall në Londër.
Gjithashtu bashkëpronari i Inter Miami në MLS iu bashkua mijëra njerëzve që u zgjuan këtë të premte në radhë për të kaluar përpara arkivolit të mbretëreshës, i cili do të qëndrojë i ekspozuar në një dhomë në Pallatin e Westminsterit deri në funeralin e saj të hënën. .
Sipas pamjeve të publikuara, sytë iu përlotën kur pas asaj pritjeje të gjatë i erdhi radha për disa sekonda të kalojë para arkivolit të monarkes, përcjell portali rtv21.tv
“Ne të gjithë kemi festuar dhe kemi treguar histori”, tha Beckham për orët që ka kaluar në radhë. “Të jem i sinqertë, është ajo që të gjithë e imagjinonim. Të gjithë duam të jemi këtu së bashku.”
“Ne të gjithë duam të përjetojmë diçka ku festojmë jetën e mrekullueshme të mbretëreshës sonë dhe mendoj se diçka e tillë sot duhet të ndahet së bashku. Fakti që kemi qenë këtu, po hamë Pringles, po hamë limon sherbet, ne po hamë sanduiçe, po pimë kafe, donuts”, shtoi ish-ylli i futbollit, i cili u nderua si anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike nga Elizabeth II.

“Kjo ditë do të ishte gjithmonë e vështirë, dhe është e vështirë për kombin, është e vështirë për të gjithë në mbarë botën, sepse mendoj se të gjithë e ndjejnë atë dhe mendimet tona janë me familjen dhe padyshim të gjithë këtu sot,” tha ai.
Por Beckham nuk është i vetmi në familjen e tij që ka ndjerë humbjen e trishtë të mbretëreshës së Anglisë. Edhe gruaja e tij Victoria Beckham shkroi disa fjalë të përzemërta në Twitter pas vdekjes së saj.
“Sot është një ditë shumë e trishtuar për të gjithë botën,” tha ajo. “Jam thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Monarkes tonë të dashur,
Madhërisë së Saj Mbretëreshës. Ajo do të mbahet mend për besnikërinë dhe shërbimin e saj të patundur dhe mendimet e mia janë me familjen mbretërore në këtë kohë.”/21Media

Back to top button