Bedri Zyberaj ftohet nga Gjykata Speciale
Bedri Zyberaj do të intervistohet në janar
Gjykata Speciale dje ftoi për intervistim Bedri Zyberajn. Lajmin e bëri të ditur sot djali i tij, Jetlir Zyberaj, i cili është këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.
Siç njoftoi Zyberaj, babait i tij do të paraqitet në Speciale më datën 22 janar 2020.
“Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale.”, shkroi Zyberaj në facebook.
Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000./21Media