Kaloni te përmbajtja kryesore

Befasia e kolegëve të RTV21 për Xherin në ditëlindjen e saj!

Zëvendësdrejtoresha dhe anëtarja e bordit të Kompanisë 21, njëherit autorja e moderatorja e “Diçka po Zihet” dhe shumë emisioneve tjera në RTV21, Xheraldina Vula sot feston ditëlindjen e 59-të.
Ekipi i Radio Televizionit 21 ia ka bërë një befasi Xherit.
“Këtë ditëlindje e festoj pa një njeri që e kom dashtë shumë, por e festoj me një njeri që më ka ardhë në jetë që m’a ka zbukuru çdo ditë të jetës. Gjithkush e ka humb dikë, mirëpo jeta vazhdon dhe shpresoj të mos i harrojmë, ngushëllime të gjithëve që kanë humb dikë nga Covid-19, unë kam humb edhe shumë miq gjatë kësaj periudhe, shpresoj të përfundojë sa më shpejt kjo situatë”, tha Xheri ndër të tjera.

Kjo befasi u bë edhe më këndshme me praninë e mbesës së Xherit, Poit.
‘Papa’ nga Poi.

Xheri tutje ka falënderuar të gjithë për urimet e këndshme me rastin e ditëlindjes së saj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button