Begaj i dorëzon Dua Lipës dekretin e shtetësisë shqiptare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dorëzuar këngëtares shqiptare, Dua Lipa dekretin e shtetësisë shqiptare.
“Dua Lipa është krenari shqiptare! Kënaqësi e veçantë t’i dorëzoja dekretin e shtetësisë shqiptare këngëtares së talentuar dhe të famshme në të gjithë botën! Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë jo vetëm ato personalitete që në të shkuarën kontribuan dhe ndihmuan në krijimin e shtetit të ri shqiptar, por edhe të gjithë ata që me kontributin e tyre në çdo fushë të jetës i japin vlerë identitetin shqiptar dhe na bëjnë krenarë në çdo moment!”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Begaj tha se Dua “është simbol i talentit, punës e shkëlqimit artisitik”.
“Një artiste si Dua Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe në të njëjtën kohë një krenari e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe kudo ku flitet shqip. Ajo është simbol i talentit, punës së përkushtuar dhe shkëlqimit artistik plotësisht të merituar!”, ka shkruar Begaj./21Media 

Back to top button