Begaj kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s: Duhet të mbështesim Kosovën të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e sotme ka pritur në takim Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.

Begaj pasi e uroi për detyrën dhe e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon, shprehu edhe një herë vlerësimin për misionin dhe rolin e NATO-s.

Presidenti Begaj ndër të tjera tha se prania e NATO-s në rajon dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmojnë për rëndësinë dhe vëmendjen që NATO i kushton rajonit tonë, raporton vizionplus.tv, transmeton portali rtv21.tv

“Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi më të fortë. Paqja dhe siguria janë dy fjalë magjike jo vetëm për rajonin tonë në kohërat që po jetojmë. Ne duhet të punojmë fort për t’i garantuar ato”, u shpreh ai.

Ndërkaq sa i përkes mbështetjes ndaj shtetit të Kosovës, Begaj thotë se Kosova duhet të ketë mbështetje për të qen pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të rrisë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe iniciativave rajonale. /21Media

Back to top button