Begaj për Kadarenë: Bota humbi një ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj reagoi për vdekjen e shkrimtarit, Ismail Kadare.

Ai tha se shqiptarët humbën emancipuesin e tyre shpirtëror.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.

Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”,  shkroi Begaj.

Kadare u nda nga jeta sot në moshën 88 vjeçare./21Media

Back to top button