​Begaj: Shqipëria dhe Mali i Zi do të vijojnë të kontribuojnë për stabilitetin e rajonit tonë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka shkruar se shqiptarët në Mal të Zi dhe minoriteti malazez në Shqipëri, janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi.

Ai ka shkruar në Facebook se i bindur se këto lidhje do vazhdojnë të jenë një udhërrëfyes për marrëdhëniet të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Si dy vende anëtare në NATO, me një vizion të përbashkët evropian, Shqipëria dhe Mali i Zi do të vijojnë të kontribuojnë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ashtu mori pjesë në cermoninë zyrtare të betimit të presidentit të Malit të Zi, uka thënë medias se Kosova është e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Malin e Zi, veçanërisht kur bëhet fjalë për integrimet evropiane.

Ajo u tha gazetarëve në Podgoricë, pas inaugurimit të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, se ishte e rëndësishme që kjo ditë të mblidhte liderët e rajonit.

Osmani tha se do të bashkëpunojë me çdo vend tjetër në rajon që dëshiron paqe, stabilitet dhe integrim euroatlantik.

Back to top button