Begaj: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i patjetërsueshëm

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se siguria e Kosovës është shumë e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, të Ballkanit perëndimor dhe Evropës dhe se çdo tensionim i situatës në veri të Kosovës mund të cenojë sigurinë e Ballkanit perëndimor dhe të vetë Evropës.
Begaj ka thënë se Shqipëria është gjithmonë promovuese dhe përforcuese e zërit të Kosovës, kudo në arenën ndërkombëtare.
“Ne mbështesim fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjelltë dhe me respektim të minoriteteve sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës. Një gjë është e sigurt. Sovraniteti dhe integriteti territorial është i patjetërsueshëm”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Back to top button