Begaj takon në Vatikan, Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot është duke marrur pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV në Vatikan.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj tha se Shqipëria pret me padurim të vazhdojë marrëdhënien e ngrohtë e të sinqertë me Vatikanin.
“I lumtur që isha pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Papa Leoni XIV në Selinë e Shenjtë, Vatikan. Le të frymëzohemi nga misioni i Papa Leoni XIV për paqen dhe ndërtimin e urave të dialogut për të përballuar bashkë sfidat dhe pasiguritë. Besoj se Papa Leoni XIV do të sjellë paqe, harmoni dhe unitet në botë. Shqipëria pret me padurim të vazhdojë marrëdhënien e ngrohtë e të sinqertë me Vatikanin”, ka shkruar Begaj. /21Media