Begaj uron shqiptarët për festën e Çlirimit: Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot shqiptarët për Ditën e Çlirimit.

Në mesazhin e tij, presidenti Begaj u përkul me nderim para dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore dhe gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun.

“Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre  janë themelet mbi të cilat qëndron  liria jonë. Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen”, ka shkruar Begaj.

Back to top button