Bëhet e ditur data e lansimit të albumit nga Capital T

Reperi shqiptar, Capital T ka kohë që ka bërë të ditur se është duke punuar për të sjellur një album.
Së fundmi, reperi përmes një postimi në ”Instagram”, ka treguar se albumi i tij do të lansohet më 21 dhjetor.
Albumi mban emrin ”Heart Broken Kids” dhe dje artisti u ka bërë me dije ndjekësve të tij se shumë shpejt do të publikohet kënga ”Plan”, e cila siç duket është pjesë e albumit.
”Heart Broken Kids”, do të jetë projekti përmbyllës i këtij viti për reperin.

Ndërsa, projekti i fundit nga Capital T është ”Flakë”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me artisten, Elvana Gjata. Kënga është publikuar më 5 Nëntor./21Media

Back to top button