Bëhet e ditur koha kur do të mbahet seanca ndaj të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Prokuroria Speciale e Kosovës me 11 shtator ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin në Banjskë.

Seanca e parë ndaj të dyshuarve do të mbahet me 25 shtator.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi tha për portalin rtv21.tv se seanca do të mbahet në ora 09:30.

Sot e një vit më parë në këtë fshat në veri të Kosovës, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator, 2023, ku mbeti i vrarë policin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë./21Media

Back to top button