Bëhet i ditur kryesuesi i jurisë së festivalit të Cannes 2022

Prodhuesi francez i filmave, Vincent Lindon, u zgjodh në krye të jurisë vlerësuese në festivalin e filmit në Cannes të Francës, që do të mbahet muajn e ardhshëm.
Në këtë ngjarje prestigjioze, e cila sivjet shënon 75 vjetorin, Lindon do të jetë presidenti i parë francez i jurisë që prej vitit 2009, kur në krye të saj ishte Isabelle Huppert.
Gjatë historisë së festivalit, në krye të jurisë ishin disa nga personalitetet franceze. Yves Montand ishte përgjegjës në vitin 1987, Gérard Depardieu në vitin 1993 për përvjetorin e 45t-ë dhe Isabelle Adjani në vitin 1997 për përvjetorin e 50-të.
Lindon, në vitin 2015 në Cnnes u shpërblye me çmimin për aktorin më të mirë në filmin “The Measure of a Man”.
Ky personalitet filmi deri më tani ka prezantuar nëntë filma në këtë ngjarje që prej vitit 1987.
Ai ka luajtur edhe në filmin e Kler Denis “Both Sides of the Blade”, i cili në festivalin e filmit në Berlin u shpërblye me çmimin Ariu i Argjendtë, për regjisorin më të mirë.
Presidenti i jurisë, Lindon, me rol u paraqit në filim Titane, i cili në ngjarjen e vitit të kaluar u shpërblye me çmimin kryesor Palma e Artë.
Festivali i Canes kësaj radhe do të mbahet nga data 17 maj deri më 28 maj 2022, me pjesëmarrje fizike të pjesëmarrësve.
Anëtarët tjerë të jurisë janë: Rebecca Hall, Deepika Padukone, Noomi Rapace, Asghar Farhadi, Ladj Ly, Jeff Nichols dhe Joachim Trier./21Media

Back to top button