Bëhet inaugurimi i Memorialit të 11 shtatorit në Pejë
Sot në Pejë u bë inaugurimi i Memorialit të 11 shtatorit, në përkujtim të viktimave nga sulmi i vitit 2001.
Inaugurimi i Memorialit të 11 shtatorit u bë në rrugën “Mbreti Pirro”.
Memoriali përfshin një pjesë autentike të çelikut nga Kullat Binjake të Nju Jorkut.
“Ngritja dhe zbulimi i Memorialit të 11 Shtatorit në Pejë e dëshmon edhe njëherë krenarinë e madhe për miqësinë me SHBA-të, si dhe nderon më shumë se 3000 jetë të humbura nga tragjedia që goditi botën 21 vite më parë”, thuhet në shkrimin e të parit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në inaugurim morën pjesë zyrtarë nga Ambasada Amerikane, zyrtarë qeveritare dhe Rotarianëve nga Shqipëria e Kosova./21Media