Bëhet promovimi i monografisë “Proza shqipe e viteve 1920-1944” e Gëzim Aliut

Sot, në Institutin Albanologjik është bërë promovimi i monografisë “Proza shqipe e viteve 1920-1944” e shkrimtarit, Gëzim Aliu.
Me fillim nga ora 12:00, u bë përurimi i kësaj vepre.
Për veprën folën profesori Hysen Matoshi dhe profesori Fadil Grajçevci.
Në këtë monografi, Aliu interpreton dhe analizon veprat e njëmbëdhjetë autorëve: Koliqit, Migjenit, Kutelit, Spasses, Kokonës, Stërmillit, Konicës, Kokalarit, Postolit dhe Greblleshit.
Pjesë të krijimtarisë së shkrimtarit janë përkthyer në disa gjuha të huaja.
Aliu ka botuar: Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë (studim, 2007), Në Klubin e të shëmtuarve (roman, 2009, fitues i Çmimit Vjetor Kombëtar; ribotuar më 2019), Libri i fundit (tregime, 2012), Katedralja pa kryq (roman, 2014), Romanet e Ismail Kadaresë, 1963-1990, Retorika e tekstit dhe narracioni, (monografi, 2016, fitues i Çmimit Vjetor Kombëtar), Gostí në natën e parë të vjeshtës (roman, 2017, fitues i shpërblimit “Rexhai Surroi” për letërsi 2018; ribotuar më 2019), Proza shqipe e viteve 1920-1944 (monografi, 2020)./21Media

Back to top button