Bëhet rivlerësimi, Robin Krasniqi fitues ndaj Boesel
Robin Krasniqi e kishte humbur titullin e botës nga Dominic Bosel mes shumë dyshimeve.
Mirëpo, Krasniqi e ndiente se ishte fitues dhe sot, në praninë e pesë gjyqtarëve është bërë rivlerësimi i ndeshjes, ku Robin Krasniqi është shpallur fitues.
Lajmin e ka bërë të ditur Robin përmes një postimi në ”Facebook”.
“Sot u bë rivlerësimi i ndeshjes për titull të Kupës së Botës Krasniqi vs. Bösel II u zhvillua në Gersthofen në kuadër të një eventi publik me prezencë mediatike. Rezultati është shpallur, Robin Krasniqi fitues me pikë unanime i ndeshjes. Pesë gjyqtarë aktivë dhe të licencuar të pikave në Gjermani panë përballë Robin Krasniqin”, ka shkruar Krasniqi në ”Facebook”.
Ndërkaq, ky është vlerësimi i gjyqtarëve: Timo Hoffmann e vlerësoi luftën 116:112 për Robin KrasniqinTengis Sade e vlerësoi luftën 116:112 për Robin KrasniqinSergej Kovalenko e vlerësoi luftën 115:114 për Robin KrasniqinMathias Eichler e vlerësoi luftën 115:113 për Robin KrasniqinJens Kluge e vlerësoi luftën 115:113 për Robin Krasniqin./21Media