Bëhet zyrtare fitorja e Kosovës ndaj Serbisë në volejboll

Është zyrtarizuar fitorja 3:0, me rezultat zyrtar, e Kosovës U18 në volejboll ndaj Serbisë në kualifikimet për Evropian.
Serbia nuk doli për të luajtur ndaj Kosovës në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.
Volejbollistët e Kosovës U18 u renditën në vendin e pestë në kualifikimet ballkanike.

”Arsyeja zyrtare e ekipit serb, ka qenë se “9 lojtarë të formacionit të Serbisë kanë qenë me temperaturë, duke u pamundësuar daljen në teren”. Duke e patur parasysh çasjen refuzuese të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës, FVK e konsideron të paqëndrueshëm arsyetimin e dhënë nga Federata Serbe e Volejbollit dhe do të kërkojë nga CEV, që Serbia të sanksionohet për këtë veprim. FVK më shumë do t’i gëzohej suksesit të arritur në arenën sportive, sesa rezultateve të vendosura “në tavolinë”, ka njoftuar ndër tjera Federata e volejbollit.