Behrami: Albin Kurti sot u dorëzua, dielli po lind përsëri

Pas dështimit të Kurtit për të formuar sot Qeverinë e re, ka reaguar deputeti i PDK-së, Artan Behrami.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Behrami tha se sot Albin Kurti, u dorëzua.
Ai theksoi se “sot filloi pikëpërmbysja e tij si viktimë e kurthit që vetë e kishte ngritur”.
“Kurti është i mbështetur për murin e urrejtjes, të cilin e ka ndërtuar tullë mbi tullë në 20 vitet e fundit.Ky mur ka filluar të shembet! Bashkë me të edhe pesë vitet më të errëta të Kosovës së pavarur. Por, dielli po lind përsëri”, ka shkruar deputeti i PDK-së. /21Media