Behrami i PDK-së i ashpër ndaj LVV-së: Kurti i ka borxh kërkimfaljen ndaj popullit

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i është kundërpërgjigjur kritikave të LVV-së të cilët kanë thënë se nuk nënshkruajnë marrëveshje koalicioni me PDK-në pa u reformuar ky subjekt politik. Sipas deputetit Behrami, LVV-ja dhe Albin Kurti i kanë për borxhë kërkimfaljen ndaj popullit të Kosovës për gënjeshtrat politike dhe dhunën ndaj institucioneve, vetëm atëherë sipas tij LVV-ja mund të konsiderohet e reformuar.
Në një prononcim për rtv21 deputeti Behrami tha se në rrethanat aktuale nuk preferojnë koalicion me LVV-në.
‘’LVV-ja ia ka borxh këtij populli një kërkim falje për dhunën politike që ka përdor për të ardhur në pushtet. Zoti Kurti e ka për borxh kërkim falje që ka gënjyer për bashkom kombëtar, që ka gënjyer për luftim të korrupsionit. I ka borxh popullit të Kosovës për demonizimin e UÇK-së, për demonizimin e luftëtarëve dhe komandatëve të UÇK-së. Për përhapjen e dezinformatave dhe gënjeshtrave për liderët dhe krerët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë. Ia ka borxh një kërkim falje Isa Mustafës ndaj të cilit kanë provuar të bëjnë edhe atentat. Ia kanë borxh po ashtu këtij vendi dhe Policisë së Kosovës për lëndimet që ia kanë shkaktuar Policisë nëpër protesta të dhunshme. LVV-ja e ka borxh kërkim faljen për sulmet në Kuvend, për sulmet me gazlotsjellës dhe për dhejtëra qindra vepra të tjera penale që i kanë bërë për të ardhur në pushtet. Vetëm atëherë mund ta quajmë LVV-në të reformuar. Vetëm atëherë mund ta konsiderojmë një koalicion me të”, tha Behrami./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?