Behrami i PDK-së: Kosovën e ka nxënë sherri me Albin Kurtin

(Lajm i përditësuar)


Behrami i PDK-së: Kosovën e ka nxënë sherri me Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se Kosovën e ka nxënë sherri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Sipas tij Kurtit nuk i vie turp që të mos shkojë për intervistim në Prokurori.

“Përbesë në gjuhën më popullore, na ka nxënë sherri me të njeri se nuk pe dimë, Kosova është në hall me të. Mos me shku në Prokurori, nuk i vjen marre”, tha ai. /21Media


Behrami: Kurti po mundohet që në çdo komunë të Kosovës të flasë për Radojçiqin dhe për Serbinë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 për Albin Kurtin, ai thotë se Kurti po mundohet që në çdo komunë të Kosovës të flasë për Radojqiçin.

“Ky po mundohet Radojqiçin me naj qit në çdo komunë të Kosovës prej Vitisë, Kamenicës me folë për Radojçiqin, me folë për Vuqiçin, me folë për Serbinë, ‘anti kombëtarë’, ‘këta janë hajna’. Ky diskurs politik nuk funksionon në rrafshin lokal”, tha ai. /21Media



Behrami: Kurti në opozitë shkon tani ose pas zgjedhjeve të reja

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin ka thënë se ai do të shkojë në opozitë tani ose pas zgjedhjeve të reja.

Behrami vlerëson se kurdo që do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, PDK-ja në bazë të matjeve është duke dalur partia që ka rritjen më të madhe.

“Në opozitë shkon Albin Kurti ose tani ose në zgjedhjet e reja. Zgjedhjet e reja kurdo që të mbahen PDK-ja në bazë të matjeve është duke dalur partia e cila mund të ketë rritjen më të madhe”, vlerësoi ai. /21Media


Behrami: Kur Gërvalla vjen tek diplomatët ata ikin prej saj, nuk e merr seriozisht askush

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me deklaratën e ministres në detyrë të diasporës, Donika Gërvallës për pjesëtarët e UÇK-së, ai tha se “Gërvalla është njeri i fundit që mund të tregojë  PDK-së se ku duhet me mbetë ose ku nuk duhet me mbetë”.

Ai vlerëson se kur Gërvalla takon diplomatët ata ikin prej saj.

“Donika Gërvalla është njeri i fundit që mundet me kallxu se PDK-ja ku duhet me mbetë ose ku nuk duhet me mbetë, paramendo kur Gërvalla vjen tek diplomatët ata ikin prej saj. Aty nuk e merr seriozisht askush”, tha ai. /21Media


Behrami: Kurti në mëngjes zgjohet si popullist dhe në mbrëmje çmendet krejt

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit ka thënë se ai në mëngjes zgjohet si popullist dhe nga ora 15:00 sipas tij ai bëhet racional.

Behrami vlerëson se nuk ka deficion të qartë për Kurtin.

“Kurti në mëngjes zgjohet si popullist, ka ora 12:00 shndërrohet në autokrat, ka ora 15:00 bëhet racional dhe në mbrëmje çmendet krejt, pra nuk ka deficion të qartë për të”, tha ai. /21Media


Behrami: Kushti i PDK-së është që të ulen në tavolinë të gjitha partitë politike për gjetjen e një zgjidhje

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se PDK-së kur t’i vie radha e ka vetëm një kusht nga partitë politike.

Sipas tij ky kusht është ulja në tavolinë e të gjitha partitë politike për gjetjen e një zgjidhje.

“PDK kur t’i vie radha e ka vetëm një kusht me u ulë në tavolinë të gjithë, ky është kushti i PDK-së me u ulë në tavolinë të gjitha partitë politike edhe me gjetë një zgjidhje”, deklaroi deputeti i PDK-së. /21Media


Behrami: Teknikat e manipulimet e Kurtit se kinse opozita duhet t’ja votojë njeriun janë të pa qëndrueshme

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se janë duke pritur nga presidentja, Vjosa Osmani që këto ditë për të pasur disa pyetje për zhbllokim përmes Gjykatës Kushtetuese.

Ai ndër të tjera shtoi se teknikat e manipulimet e Kurtit se kinse opozita duhet t’ja votojë njeriun janë të pa qëndrueshme.

“Ne po presim që edhe presidentja dhe do të kërkojmë një rol më proaktiv të presidentes sidomos këto ditë për të pasë disa pyetje që mund ta zhbllokojmë procesin përmes Gjykatës Kushtetuese. Por PDK mendoj që ka bërë mjaft, presioni duhet të jetë mbi një njeri i cili ka marrë peng qeverinë, i cili ka marrë peng institucionet. Teknikat e manipulimet e Kurtit se kinse opozita duhet t’ja votojë njeriun janë të pa qëndrueshme”, theksoi ai. /21Media


Behrami: PDK me LDK-në dhe me minoritetet joserbe mund të krijojnë një shumicë solide për krijimin e një qeverie

Deputeti i PDK-së, Artan Bahrami në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me votat për ta bërë qeverinë ai tha se është e parakohshme të folet për vota.

“Unë mendoj që ne është e parakohshme me folë se a kemi vota apo nuk kemi meqë më tutje nuk i ka ardhur radha PDK-së. Në PDK edhe më tutje jemi të bindur që kur të krijohet një situatë e tillë ku Kurti e merr mandatin si parti fituese relative e këtyrë zgjedhjeve dështon që ta bëjë qeverinë qka ne jemi të bindur”, tha ai.

Sipas tij PDK së bashku me LDK-në dhe minoritetet joserbe mundë të krijojnë një shumicë solide për krijimin e qeverisë.

“PDK së bashku me LDK-në, bashkë me minoritetet joserbe munden me kriju një shumicë solide për krijimin e një qeverie”, deklaroi ai. /21Media


Behrami: PDK nga fillimi ka qenë e gatshme për kompromise

Deputeti i PDK-së, Artan Bahrami në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me konstituimin e Kuvendit ka thënë se PDK nga fillimi ka qenë e gatshme për kompromise.

“PDK ndryshe prej pothuajse të gjitha partive tjera politike që nga fillimi ka qenë e gatshme për kompromise, ka shkuar nëpër takime kur është ftuar edhe nga Albin Kurti por edhe nga tjerët, pra ka shfaqur interesim që nga fillimi për me dalë sa më shpejt nga kriza dhe për me pasë sa shpejtë institucione, konstituim të Kuvendit dhe poashtu me pasë qeveri”, tha ai. /21Media

Back to top button