Beka thyen rekordin personal, rënditet e 14-ta në Lojërat Mesdhetare

Notarja kosovare, Vanesa Beka zhvilloi sot garën e parë të notit, disiplina delfin 50 metra, në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, me ç’rast përfundoi në vendin e 14-të.
Komiteti Olimpik i Kosovës informoi se notarja Beka e theu rekordin personal, por që konkurrenca e madhe bëri që ajo të përfundojë në vendin e 14-të, të shtatin në baterinë e saj. Koha e saj ishte 1:20.87 minuta.
Ndryshe, Vanesa beka do të garojë edhe të hënën në 100 metra delfin./21Media

Back to top button