Bekim Jashari: Nuk pranoj të kandidoj si i nominuar nga ndonjë parti politike
Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari ka reaguar pas dorëheqjes së kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Hysni Mehani.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se orientimi politik i tij vazhdon të mbetet i pavarur, ndërsa vendimi për të kandiduar edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt e ka marrë bazuar në kërkesat e qytetarëve.
“Tani kur po bëhen publike kandidaturat e partive politike për kryetar të Skenderajt, deklaroj me sinqeritetin më të madh që as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi pasur asnjë takim, asnjë të vetëm, me ndonjë parti politike për të kërkuar mbështetje apo tërheqje të kandidaturave të tyre”, ka shkruar Jashari.