Belgjika – Franca, gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve

Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë ndeshja mes kombëtares së Belgjikës dhe asaj të Francës, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve.
Fituesin e kësaj përballje, në finale e pret Kombëtarja e Spanjës, e cila mbrëmë shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Italisë.
Po ashtu, humbësi mes Belgjikës dhe Francës do të takohet me kombëtaren e Italisë në ndeshjen të vlefshme për vendin e tretë në këtë garë.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, formë më të mirë ka treguar Belgjika, ku ka regjistruar katër fitore dhe një humbje, krahas një fitoreje, katër barazimeve dhe një humbje të Francës.
Të dy kombëtaret do të jenë sot me mungesa të lojtarëve, ku për Robert Martinez të Belgjikës nuk do të paraqiten Thomas Meunier, Thorgan Hazard, Dries Mertens, Christian Benteke dhe Divock Origi, ndërsa Didier Dechamps i Francës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit N’Golo Kante.
Belgjika (3-4-2-1): Courtois; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Castagne, Witsel, Tielemans, Carrasco; E. Hazard, De Bruyne; Lukaku
Franca (4-3-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Rabiot, Pogba, Tchouameni; Griezmann; Mbappe, Benzema
20:45 Belgjika – Franca (Stadiumi Allianz-Torino)

Back to top button