Bella Hadid shëtit rrugëve të New Yorkut me të dashurin

Modelja Bella Hadid është parë rrugëve të New Yorkut me të dashurin e saj, Marc Kalman.
Çifti u kapën nga kamerat në një shëtitje.
Kjo vjen në pak kohë që kur 25 vjeçarja foli për romancën e saj me Kalman.
Hadid dhe Kalman u fotografuan për herë të parë bashkë në një darkë vitin e kaluar, aso kohe nuk flitej të ketë nisur një romancë mes çiftit.
Çifti janë të lidhur që nga korriku i vitit 2021.
Kohë më parë, Bella ishte në një lidhje me The Weeknd. Ata u lidhën në vitin 2016, kur artisti kërkoi të bashkëpunonte me modelen për një videoklip të këngës së tij, më pas ajo u shfaq në këngën “In the Night”.
Lidhja e tyre mori fund në vitin në gusht të vitit 2019./21Media

Back to top button