Bën joga ulur në kalë

Angela Nunez 33 vjeçe nga Virgjinia e SHBA-ve, është instruktore e jogës.
Kjo instruktore joge çdo herë gjenë mënyra për ta bërë sa më interesante këtë praktikë.
Angela tërheqi vëmendje me praktikimin e jogës ulur apo shtrirë në kalë.
Ajo ka 15 vite që merret me të. Dhe duke qenë se i do kuajt, dhe se kuaj ka mbajtur në shtëpinë e saj që prej se ishte e vogël, vendosi t’i kombinojë këto dy pasione, dhe tani seancat e jogës i xhiron dhe vazhdimisht i poston në mediet sociale.
Angela, e cila ka një vajzë 18 muajshe, ka thënë se shumica e kuajve e pëlqejnë energjinë që vjen nga një seancë joge ulur në kalë.
Disa dashamirë të jogës, kur shohin postimet e Angela-s thonë se kjo nuk është në rregull, sepse kuajt maltretohen në këtë mënyrë, por ajo insiston se edhe kuajve u pëlqen kjo praktikë./21Media

Back to top button