Beni Kizolli shpall kandidaturën për kryetar të LVV-së në Prizren

Beni Kizolli ka njoftuar se ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.
“Sot, kam dorëzuar aplikacionin pranë KZP-së, për të qenë kandidat për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Prizren, ashtu siç parashihet me statutin e rregulloret e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”. Gjatë kësaj dekade, të gjithë së bashku në një mënyrë, ishim shkaktarë në ndryshimet politike, në vend. Andaj, e ndiejmë si obligim, t’i falenderohemi çdo qytetari, çdo aktivisti, çdo anëtari, për çdo kontribut, mund e sakrificë dhe u jemi pafundësisht mirënjohës. Vështirësitë dhe pamundësitë ishin gjithnjë të pranishme, por krahas kësaj motivi kryesor ishte ndryshimi dhe gatishmëria për t’u vënë në dispozicion të jetësimit të tij. Lëvizja filloi me vështirësi, por arriti shtrirje. Presionet e ndryshme tentuan ta izolojnë dhe margjinalizojnë, por ajo u zhvillua. Rrethanat e vështirësuan vazhdimin, por Lëvizja e arriti fitoren. Pushtetin ia morën me pazare politike, por ajo u rikthye edhe më e fortë. Krahas këtyre zhvillimeve në nivelin lokal, e arritëm pushtetin dhe nga faktorët e ndryshëm, të brendshëm dhe të jashtëm, na u pamundësua vazhdimi”, njoftoi Kizolli në Facebook.
Kizolli ka thënë se në procesin zgjedhor, si Grup Punues “në Prizren arritëm të formojmë gjithsej 32 pika, duke perfshirë çdo zonë e çdo shtresë së komunës sonë.
“Për këtë, u jemi mirënjohës për pjesëmarrjen e kontributin e gjithsecilit në këtë proces. Kemi shumë punë e pak kohë, rruga mbetet e gjatë, puna e mbetur kërkon përvojë, përgjegjësi, profesionalizëm, koha kërkon vullnet, vendosmëri e vizion”, u shpreh ai./21Media

Back to top button