Benzema mund të rikthehet dhe të luajë në Botëror

Sulmuesi i rrezikshëm francez, Karim Benzema mund të rikthehet për të luajtur me Francë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar.

“RMC Sport” raporton se Benzema teorikisht mund të ribashkohet me skuadrën e Francës në Kupën e Botës në Katar, pasi u raportua në shtypin spanjoll se sulmuesi i Real Madridit tashmë është rikuperuar nga dëmtimi që u tha se do ta lë jashtë këtij kampionati.

Benzema u detyrua të tërhiqej nga skuadra e Didier Deschamps përpara ndeshjes së parë të “Les Bleus” kundër Australisë. Fituesi i Topit të Artë pësoi një dëmtim në prag të startit të kampionatit.

Megjithatë, Benzema duket se është rikuperuar më shpejt nga sa mendohej. Sipas mediave të shumta spanjolle, përfshirë “Onda Madridin”, sulmuesi i Real Madridit mund të rikthehet në stërvitje këtë mesjavë. Ëndrra e Benzemas për Kupën e Botës mund të jetë ende e gjallë. Sipas rregullave të FIFA-s, Benzema mund të rikthehet në skuadrën e Francës dhe të luajë në pjesën e mbetur të turneut.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button