Beqa: Nuk do ta përkrahim rregulloren nëse ka dispozita antikushtetuese
Dy muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë rregulloren e re të punës së parlamentit. Por e njëjta po konsiderohet se ka elemente kundër kushtetuese. Konferenca e kryetarëve, sanksionimi i deputetëve dhe mocioni individual i mosbesimit, po vlerësohen nga shoqëria civile se bien ndesh me aktin më të lartë juridik në vend. Për të këtë arsye kërkojnë të bëhen ndryshimet e nevojshme para miratimit në lexim të dytë në Kuvend. Nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk pranuan të flasin për këto pretendime, ndërsa në partinë opozitare, PDK thonë se nuk do ta përkrahin rregulloren e re të Kuvendit nëse ka ndonjë dispozitë në kundërshtim me Kushtetutën./21Media