Kaloni te përmbajtja kryesore

Beqaj-Lebet dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit

Lebet u shpreh i lumtur për themelimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, me të cilin bisedoi për përmirësimin e imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare përmes promovimit të bizneseve.

Ambasadori Lebet u shpreh i lumtur për themelimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me qëllim të fokusimit tek sektori privat dhe ndërmarrësia.

Ministri Beqaj dhe ambasadori Lebet u dakorduan për bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta drejt zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit, promovimit të eksporteve, rritjen e kapaciteteve dhe konkurrencës në sektorin privat.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button