Beqaj: Vetëvendosja partia e vetme e qendrës së majtë

Beqaj ka folur për idelologjinë e partive politike në Kosovë

Politologu, Behlul Beqaj në “Click“ të RTV21 ka thënë se nuk është e drejtë që të flasim për koalicionet parazgjedhore dhe të themi se këto parti kanë formuar dy blloqe parazgjedhore.

E tërë kjo sipas Beqajt sepse partitë që kanë formuar koalicionet parazgjedhore PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR -Alternativa, janë të një grupi ideologjik pasi që janë parti të djathta.
Beqaj po ashtu tha se vetëm Vetvëndosja mbetet si partia e vetme qendrës së majtë, shkruan rtv21.tv

Politologu po ashtu tha se procesi në vend është duke shkuar në dy drejtime të funksionimit të bllokut të djathtë, PDK-AAK- Nisma, ku kjo e fundit ka shprehu disa elemente social-demokrate dhe në anë tjetër LDK- AKR- Alternativa./21Media

Back to top button