Beqaj: Vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore
Beqaj do të kontribuoj në institucionet tjera nën udhëheqjen e PDK-së
Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Besim Beqaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vullnetarisht ka kërkuar të mos jetë pjesë e listës zgjedhore.
“Duke ju falënderuar për mbështetjen dhe interesimin tuaj, ju njoftoj se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore. Ky vendim vjen si rezultat i dëshirës sime për t’u angazhuar intensivisht në përgatitjen dhe jetësimin e planit ekonomik të #FillimiRi dhe korrjen e fitores së PDK-së. Do të punoj për arritjen e qëllimit i cili është zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve përmes platformës së PDK. Unë do të kontribuoj në institucionet tjera nën udhëheqjen e PDK-së”, ka shkruar Beqaj.
Në zgjedhjet e fundit, Beqaj kishte marrë 10499 vota./21Media